Sekretari për Pështjet Ligjore në Partinë dEmokratike Ivi Koso me anë të një deklarate për mediat ka reaguar në lidhje me rrëzimin e kërkesës së Salianjit për lirimin nga burgu.
Kaso shprehet se partia demokratike e konsideron si ridënim të deputetit Ervin Salianji vendimine Gjykatës së Lartë të marrë sot në presionin dhe urdhrat e Edi Ramës.
“Kundër një vendimi të paligjshëm dhe politikisht të motivuar, trupa e Gjykatës së Lartë, as u ngrit në lartësinë e detyrës dhe as nuk i shërbeu balancave ndërmjet pushteve në Shqipëri të cilat i ka fshirë Edi Rama me një të rënë të lapsit.
Mbajtja në burg e nënkryetarit të grupit parlamentar demokrat është një medalje për të dhe opozitarët, dhe një njollë turpi për qeverinë dhe gjykatat e saj, të cilat e kanë kthyer përndjekjen e eksponentëve të opozitës në gjueti shtrigash.”, u shpreh ai.
Partia demokratike shpreh mbështetjen për deputetin dhe thekson që nuk ka paqe pa lirimin e të gjithë opozitarëve të mbajtur padrejtësisht në izolim.
“Shërbëtorët e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt në gjyqësor nuk mund ta heshtin opozitën dhe as ta detyrojnë atë që, ashtu si ata, të shndërrohet në ankes të pushtetit.”, theksoi Kaso.