Ditën e sotme një 37-vjeçar shqiptar u arrestua në Brindisi nga policia italiane.
Sipas mediave italiane, gjatë kontrollit në makinën e shqiptarit u gjetën në bagazh të fshehur në një zgavër një pako me 1 kilogram e 142 gramë kokainë.
37-vjeçari shqiptar u arrestua dhe u dërgua më pas në burgun e Brindisit.
Ndërsa policia italiane po vijon hetimet e mëtejshme për të zbuluar origjinën dhe destinacionin e kokainës së sekuestruar.