Lulzim Berisha dhe Plaurent Dervishaj shpëtojnë nga akuzat e ngritura për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lame.
Me kërkesë të SPAK-ut, Gjykata e Posaçme pushoi çështjen ndaj dy personave me argumentin se nuk ka prova që implikojnë këta dy persona në vrasjen e Lames.
Akuza ndaj Lulzim Berishës dhe Plaurent Dervishaj u ngrit pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Luftar Reçi.
Biznesmeni Vajdin Lame, presidenti i Federatës së Boksit dhe truproja e tij Artan Arsi u vranë në 27 shkurt të vitit 2005, në njërën nga kullat pas stadiumit “Qemal Stafa”.
Për ngjarjen e shkurtit të vitit 2005, janë marrë të pandehur Emiljano Shullazi, Indrit Rusi, Viktor Ymeri dhe Indrit Taullai.