Sali Berisha në 80 vjetorin e lindjes bëri një bilanc të tetë dekadave dhe foli për të ardhmen. Sulmoi qeverinë dhe shprehu bindjen në fitoren e vitit të ardhshëm.
“80-vjetorin e ditëlindjes sime. Udhëtimi në 8 dekada dhe ngjitja, vitet natyrshëm që kanë peshën e tyre, por asgjë nuk i bën ato më të parëndësishme, më të lehta sesa motivimi i njeriut, frymëzimi i tij. Në këtë kuadër dua t’ju siguroj se mbështetja juaj ka qenë frymëzimi më i madh për mua. Ka qenë motivimi më i fuqishëm dhe në disa aspekte vetë ky udhëtim në 8 dekada ka pasur momente kur ju me besimin dhe mbështetjen që më keni dhënë keni rrezikuar, keni treguar veten guximtarë.
Sa i motivuar ndihet Sali Berisha sot. Nuk kisha ëndërruar ndonjëherë se kjo majë do të ishte aq e bukur për Sali Berishën, pavarësisht nga vështirësitë, ndërlikimet, por ne bëmë një betejë, atëherë kur nuk e prisnin. E pyeta mikun tim francez trimërinë e orës 2 të mëngjesit. Sepse ora 2 e mëngjesit është ora e befasisë së madhe dhe ai që reagon në atë orë përballon cdo befasi. Të tillë ishit ju.
Qeveria shqiptare me mafien më të rrezikshme ndërkombëtare të Sorosit u angazhua në një aksion puçist, në një grusht të vërtetë shteti kundër demokracisë në Shqipëri. Them grusht shteti. Normalisht grushtet e shtetit bëhen për të përmbysur qeveritë, por në Shqipëri dhe ndonjë vend tjetër kanë ndodhur për të përmbysur opozitat, për t’i shndërruar në kukulla për të ndihmuar qeverinë. Ju miqtë e mi, në një akt heroik do të thosha, besim të palëkundur u ngritët absolutisht që të gjithë pa përjashtim pro, amerikan, por përsëri Amerika është e madhe dhe për ju dhe mua e vërteta është më e madhe.
Nuk mund të pajtoheshit ju me individë të papërgjegjshëm që u kujtonin barin e Enver Hoxhës apo bën persekutorin publik në një vend tjetër. U ngritët në ora 2 të mëngjesit sikur e thotë miku im Denjo në libër, reaguat për të mbrojtur interesat më jetike të këtij vendi. Kjo betejë ishte më e vështira që ka bërë ndonjë opozitë në Europë. Ne e fituam betejën dhe ecim të siguritë drejt fitores përfundimtare, kurse atyre që ndërmorën grushtin e shtetit kundër një vendi anëtar të NATO-s do u mbetet turpi i historisë. Shqipëria do të ngrihet përsëri” tha ai.