Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, ka zhvilluar një takim pune me Drejtorët Vendorë të Policisë.
Në atë takim Proda ka dhënë disa porosi të cilat janë mbajtja nën kontroll e situatës kriminale dhe rritja akoma më shumë e parametrave të sigurisë publike dhe rrugore, lufta kundër trafiqeve të paligjshme dhe çdo paligjshmërie që shfaqet në territor, si dhe ndjekja në dinamikë e konflikteve dhe ankesave të qytetarëve.
Më pas ai u ka kërkuar drejtuesve vendorë të policisë që të qëndrojnë në krye të shërbimeve dhe të ushtrojnë detyrën me përkushtim për sa kohë janë në detyrë.
Ndërsa në fund të takimit Proda ka theksuar se performanca në punë, integriteti dhe profesionalizmi janë kriteret thelbësore për një punonjës policie, dhe mbi këto kritere do të bazohet vlerësimi i secilit punonjës policie.