Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi ka reaguar në lidhje me hapjen e negociatave të Shqipërisë për grup-kapitullin e parë.
Rama shprehet se ky është një moment historik kurorëzimi i përpjekjeve të mëdha të deritanishme në fushën e qeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit.
“Shqipëria hapi zyrtarisht negociatat për Grup-Kapitujt, “Themeloret”:
-Funksionimi i institucioneve demokratike
-Reforma në administratën publike
-Gjyqësori dhe të drejtat themelore
-Drejtësia, liria dhe siguria
-Kriteret ekonomike
-Prokurim publik
-Statistikat
-Kontrolli financiar
Mbase përmbajtja e këtij Grupi-Kapitujsh dhe volumi i detyrave për t’u kryer, do t’ua ndriçojë fillin e arsyes edhe të gjithë atyre që ngritën akuza të paarsyeshme kundër Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin”, shkruan Rama.