Policia Kufitare në Morinë ka proceduar penalisht një shtetas kosovar, F. A., 56 vjeç, pasi tentoi të kalonte në Shqipëri 15 monedha floriri pa i deklaruar.
Gjatë një kontrolli të detajuar në automjetin e tij tip “BMW”, autoritetet gjetën monedhat, për të cilat ai nuk kishte bërë deklarim sipas ligjit.
Materialet janë dërguar në Prokurori, ku është nisur procedimi për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.