Në seancën e Kuvendit të Shqipërisë më 30 shtator, deputetët e Partisë Demokratike dogjën karriget e tyre, duke shkaktuar dëme që vlerësohen në 764,922 lekë. Katër deputetët përgjegjës për këtë veprim janë Gazment Bardhi, Flamur Noka, Bledjon Nallbati dhe Etilda Hoti.
Bardhi do të duhet të paguajë 209,175 lekë, Noka dhe Nallbati nga 187,455 lekë secili, ndërsa Hoti 180,837 lekë. Të gjithë deputetët kanë afat deri më 20 Nëntor për të përmbushur këtë detyrim, përndryshe shumat do t’u zbriten nga paga e tyre.
Dëmet përfshijnë 30 karrige, tapetin ceremonial në hyrjen e sallës dhe stemen e Republikës brenda sallës së seancave.