Pasditen e kësaj të mërkure një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Tepelenë–Krahës, ku janë përplasur dy makina dhe kanë ngelur të plagosur 8 persona.
Sipas burimeve bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Iliras.
Të plagosurit janë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitali Rajonal Gjirokastër, ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë vendngjarje ka mbërritur policia rrugore, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.









