Sekretarja e parë e ambasadës britanike në Tiranë, shoqëruar me një përfaqësi po nga ambasada, ka vizituar sot selinë e Partisë Demokratike ku ka takuar dy zyrtarë të saj.
Diplomatja Shakira Birtwhistle u takua në selinë e Partisë Demokratike me drejtuesen e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë Ilda Zhulali dhe drejtuesin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti.
Në takim u diskutua situata politike, ku përfaqësuesit e PD sipas njoftimit nga zyra e shtypit i përcollën qëndrimet mbi domosdoshmërinë për qeveri kujdestare me synim sigurimin e standardeve minimale për zgjedhjet e vitit 2025.
Përfaqësuesit e PD e informuam diplomaten britanike për “sulmin politik të qeverisë ndaj opozitës, përmes burgosjes politike të kryetarit të opozitës, Sali Berisha, nënkryetarit të Grupit Parlamentar, Ervin Salianji, anëtarit të Këshillit Kombëtar, Jamarbër Malltezi, dhe kërcënimit publik drejtuar kryetarit të Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi”.
Në fund të takimit sipas selisë blu u ra dakord për “shpeshtim të kontakteve mes Ambasadës Britanike dhe përfaqësuesve të PD”.