-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

5 me 0/ Disfata sjell rebelim brenda PD-së/ Alimehmeti: Ndryshim kokë e këmbë

Kryesoret

Humbja e pesë bashkive të dielën edhe pse opozita nuk mori pjesë direkt por mbështeti të pavarurit ka sjellë rebelim brenda selisë blu. Pas Ervin Salianjit, dhe Ilir Alimehmeti ka shprehur kritika ndaj PD-së pasi nuk arriti të merrte asnjë bashki në zgjedhjet që u mbajtën të dielën.

“Përballë korrupsionit kokë e këmbë të qeverisë, duhet vendosur riorganizimi kokë e këmbë i Partisë Demokratike. Mospjesëmarrja masive në zgjedhjet e 9 nëntorit, sidomos në bashkitë e mëdha të jugut, ishte mesazhi i fortë qytetar kundër qeverisjes korruptive por njëkohësisht edhe mesazh për opozitën dhe Partinë Demokratike.

Duke i dhënë çdo meritë secilit prej kandidatëve opozitarë që punuan me mish e me shpirt, duhet të jemi të ndershëm duke thënë se organizimi i strukturave drejtuese çalon fort. Për të bërë ndryshimin e madh që mezor po presin qytetarët, nevojitet një ndryshim rrënjësor brenda nesh për të ofruar më të mirën tonë kundër më të keqes së qeverisjes” tha Alimehmeti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit