-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ëndrra Europiane merr fund këtu”! Protestë kundër emigrantëve në Shëngjin

Kryesoret

Sot nisi zbatimin marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për zbarkimin e emigrantëve të cilët do të kalojnë procedurat në kampin e Gjadrit pasi të zbresin në Shëngjin.

“Ne do të vazhdojmë protestën për të treguar së pari se Perëndimi po mbështet liderë autokratikë si Rama dhe Meloni dhe se kriza e emigrantëve nuk zgjidhet duke u rënë në qafë popujve të tjerë. Ne do të artikulojmë problematikat që sjell kjo marrëveshje dhe shkeljet që janë duke ndodhur” tha njëra nga protestueset.

Qeveria italiane ka ngritur dy qendra pritëse në Shqipëri, marrëveshja e parë e këtij lloji, sipas të cilës një vend i Bashkimit Evropian i dërgon emigrantët në një vend që nuk është pjesë e bllokut, në përpjekje për të penguar emigracionin e paligjshëm.

Anija Libra e marinës ushtarake italiane, hyri në portin e Shëngjinit pak para orës 08:00 të mëngjesit duke u ankoruar 30 minuta më pas.

Të 16 emigrantët meshkuj që ndodheshin në bordin e saj, u shpëtuan në det të dielën. Dhjetë prej tyre janë nga Bangladeshi dhe 6 nga Egjipti, vende që konsiderohen si të sigurta nga Italia.

Zbresin emigrantët e parë në Shëngjin

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit