-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Familja e Faton Hajrizit padi Kurtit, Bislimit dhe zyrtarëve të tjerë

Kryesoret

Avokati Gent Gjini, i angazhuar nga familja e të vrarit në Serbi, Faton Hajrizi, ka njoftuar se do t’i dorëzojë paditë dhe kallëzimet penale në Gjykatën Themelore ndaj zyrtarëve publikë që kanë përdorur gjuhë ofenduese dhe urrejtjeje ndaj tij.

Gjini tha se do t’i padisë kryeministrin Albin Kurti, zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexha “që kanë përdorur shprehje joetike dhe fyese ndaj familjes Hajziri”.

“Nesër (e enjten) në pallatin e drejtësisë do t’i dorëzojmë paditë dhe kallëzimet penale në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj zyrtarëve publikë të cilët kanë përdorur ofendime dhe  gjuhë urrejtje për Faton Hajrizin, me shprehje si ‘kriminel, e pikërisht  fjala kriminel na ka shtyrë t’i procedojmë paditë për shpifje dhe ofendim.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, kryeministri po ashtu, deputeti Arbër Rexha e po ashtu ministrja e Drejtësisë, kanë përdorur shprehje joetike dhe fyese ndaj familjes Hajrizi”, ka thënë avokati Gjini.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit