-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U vra nga forcat serbe, Prokuroria e Beogradit jep leje për tërheqjen e trupit të pajetë të Faton Hajrizit

Kryesoret

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë me anë të një postimi në facebook njofton se Prokuroria e Beogradit ka dhënë leje për tërheqjen e trupit të pajetë të Faton Hajrizit. Ai u vra në Lloznicë të Serbisë muajin e kaluar.

MPJD shkruan se avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci, mbështetur nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi, dhe ambasadori Jetish Jashari, po kryejnë procedurat e tërheqjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës nga morgu i Lloznicës për t’u sjellë në Kosovë.

“Rreth procedurave të mëtutjeshme mjeko-ligjore të identifikimit dhe verifikimit të trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës, nga institucionet e Republikës së Kosovës, do të ju mbajmë të informuar”, thuhet në njoftim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit