Ditën e sotme ministrja e shtetit për rininë dhe fëmijët Bora Muzhaqi dhe ambasadori britanik në vendin tonë Nick Abbott vizituan ambasadën e përkohshme të Mbretërisë së Bashkuar të hapur në Kukës.
Në këtë vizite u nënshkrua edhe një memorandum mirëkuptimi midis Këshillit Britanik dhe Këshillit Kombëtar Rinor të Shqipërisë.
Marrëveshje do të fuqizojë të rinjtë në 8 bashki në qarqet Kukës, Dibër dhe Shkodër duke trajnuar për lidership, pajisur me aftësi për të shkruar projekte, si dhe duke u krijuar edhe mundësi shkëmbimi.
“Së bashku, po krijojmë më shumë mundësi për të rinjtë shqiptarë që të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu në Shqipëri”, bëri të ditur ambasada e Britanisë në vendin tonë.