Një makinë tip “Benz”është djegur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Kukësit, për shkak të kësaj kanë marrë flakë edhe dy makina që kanë qenë të parkuara aty afër me të.
Deri më tani ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të djegies së automjeteve.









