Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës të mërkurën ka thënë se ende nuk ka marrë asnjë informacion për arrestimin e një ish-pjesëtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në pikën kufitare në Horgosh, që lidh Hungarinë me Serbinë.
Sipas Ministrisë, ka dyshime se ky arrestim mund të jetë i fabrikuar me qëllim propagandimi nga Qeveria e Serbisë. Pa informacione, autoritetet e Kosovës janë edhe për një arrestim që ka ndodhur në korrik të këtij viti.
Por kur kanë kaluar katër ditë nga ky arrestim i pretenduar, Ministria e Jashtme e Kosovës është ende në pritje të përgjigjes nga autoritetet e Serbisë dhe ato ndërkombëtare.