Pastori Akil Pano ka komentuar ardhjen e emigrantëve në Shëngjin. Pano shprehet se në Europë janë mbi 1 mln refugjatë pa status.
“Amnisty International e ka cilësuar këtë eksperimentin si të rrezikshëm. Ajo marrëveshje ka nocione diskriminuese. Nga kjo marrëveshje këta fatkeqët trajtohen si mbetje, ndërsa ne si gjiriz”, tha ai.
Më pas Pano u shpreh se destinacioni i tyre nuk është Shqipëria.
“Kjo histori do të ndodhte herët ose vonë. Janë larguar 1 mln shqiptarë, është çpopulluar ky vend, atëherë si do ta popullojmë. Ndoshta kjo është rruga, duke sjellë këta emigrantë”, tha Pano.