-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkodër/ Arrestohen disa persona për dhunë në familje dhe drogë

Kryesoret

Policia e Shkodrës gjatë orëve të fundit ka arrestuar disa persona për vepra të ndryshme penale.

Një 40-vjeçar me iniciale F.C., banues në Qerret Shllak u arrestua pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tyre të mitur. 38-vjeçari A.P., banues në fshatin Stajkë u arrestua pasi ka kanosur dhe dhunuar ish bashkëshorten e tij.

Ndërsa është proceduar penalisht një 58-vjeçar me iniciale r.S., pasi administronte një subjekt për shitjen e pjesëve të makinave në mënyrë të paligjshme dhe janë gjetur pjesë makinash të kontrabanduara.

58-vjeçar H.A. banues në Postrribë dhe 44 vjeçari D.K., banues në Fshatin Hot i Ri, u proceduan penalisht pasi në stanin në pronësi të H.A., u gjet sasi lënde të dyshuar kanabis, si dhe një motomjet pa dokumentacion në pronësi të D.K.

Ndërsa ditën e djeshme u arrestua një 73-vjeçar T.P., pasi në aksin Shkodër-Mjedë, në fshatin Vukatanë ka përplasur motomjetin me drejtues D.N., 82 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu E.R., 34 vjeç dhe N.M., 77 vjeç u proceduan penalisht për veprat penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit