Deputetja Jorida Tabaku shpreson që ditën e nesërme të mos pengohet për tu futur në seamcë brenda Kuvendit.
Tabaku tha se nuk është dënuar asnjëherë për shkak të shkeljes së rregullave në Kuvend dhe përsëri nuk është lejuar nga Garda që të marrë pjesë.
“Edhe deputetë që nuk kanë marrë dënime nuk janë lejuar nga Garda. Është e papranueshme që Garda e Republikës të më prekë mua me dorë, që jam deputetja më aktive, dhe do krijojë një precedent që do më shqetësojë shumë, dhe do e ngre në të gjitha nivelet që kam mundësi si shqetësim nëse ndodh”, tha ajo.