Një automjet është shkrumbuar plotësisht në Korçë mbrëmjen e djeshme, dhe policia dyshon se zjarri është vënë qëllimisht. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30 në lagjen nr. 9, ku automjeti ishte në pronësi të shtetases Denisa Shahollit.
Sipas informacionit paraprak, zjarri ka përfshirë automjetin, duke e dëmtuar atë tërësisht. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Aktet e para hetimore kanë bërë të ditur se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme, dhe hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.