Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula në një intervistë është shprehur se betejën nuk e bëjnë për vete por për qytetarët.
Sula shprehet se e irriton fakti që parlamenti të ketë 300 gardistë, të armatosur deri në dhëmbë.
“Më irriton sepse parlamenti të ketë 300 gardistë. Të armatosur deri në dhëmbë, militarizim. Gardha metalik. Ne kemi vendosur të përballemi, këtë se bëj për nënën dhe fëmijët e mi. E bëj për qytetarët. Të gjithë duhet të japin kontributin e tij. Të gjithë qytetarët duhet të jenë kundër qeverisë. Duhet vlerësuar sakrifica që bëjnë ne, nga shoqëria”, tha ai.
Më pas ai tregohet i bindur që efekti kishte armë, pasi në një moment i nxori armën.
Sula tha që “Të nxjerrë fytyrën policit. S’është i njëjti. Nuk bën vaki të jetë ai. Me armë kërcënohen deputetët në Kuvend”.