Policia e Shtetit ka arrestuar Armand Mera, 41 vjeç, në fshatin Gjormë, Laç. Ai ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, trafikim narkotikësh dhe vjedhje me dhunë.
Mera kishte një urdhër arresti të lëshuar nga Gjykata e Apelit të Firences, e cila i kishte caktuar masën “Arrest në burg”. Arrestimi u realizua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, e cila kishte marrë informacione për vendndodhjen e tij.
Tani, ai pritet të ekstradohet në Itali.