Ditën e sotme në Kuvend u krijuan tensione mes deputetëve dhe policisë. Elisa Spiropali me anë të një reagimi në rrjetet sociale ka shpjeguar fjalën mosbindje civile.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi i përgjigjet reagimit të kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali.
“Na paska dhënë leksion nga burgu Pëllumb Gjoka përmes zyrës për shtyp të Kuvendit se cili është kuptimi filozofik i “mosbindjes civile”! Mosbindja civile në kuptimin e Pëllumbave në Kuvend është që krimi i organizuar të shpërfill ligjin dhe të mbretërojë në çdo institucion!”, shkruan Bardhi.