-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha nxjerr emrin e policit që i nxori armën Baçit: Nuk ka njeri që të mbron

Kryesoret

Lideri i opozitës Sali Berisha në fjalën e tij në tubim pretendon se efektivi që i nxori armën deputetit Luan Baçit sot në Kuvend ishte Altin Muço.

Berisha kërcënoi efektin duke i thënë që nuk të mbron njeri.

“Altin Muço, ti që nxore revolen ndaj deputetit, vend mbi tokë nuk do të kesh! Nuk të mbron njeri ty! Altin Muço, ti që nxore revolen ndaj deputetit, vend mbi tokë nuk do të kesh! Bandit, mercenar që nuk njeh Kushtetutë, nuk njeh ligj, nuk njeh moral. Nuk të mbron ty as Ervin Porja apo Troplini, as Ilir Shullazi, as Edvin Hajduti. Nuk të mbron njeri ty! Ke bërë një akt që nuk e ka bërë kush nga viti 1945 gjer sot. Trimëria, guximi, vendosmëria e deputetëve të opozitës në sallë dhe jashtë sallës e shndërroi parlamentin në kështjellën e pamposhtur të opozitës. E shndërroi parlamentin në kështjellën e qëndresës, në kështjellën e fitores”, u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit