Deputetja e PD-së, Elda Hoti tha se nuk hodhi lëndë të rrezikshme ndaj socialistëve por aromatizues.
“Nuk ka të drejtë Garda që të bëjë kontroll të deputetëve. Nuk mundet Garda që të dhunojë Gradë në emër të Elisa Spiropalit. Jemi dhunuar nga Garda.
Donin të na bënin kontroll fizik. Ajo që hodha në parlament nuk ishte asgjë që mund të rrezikonte jetën e deputetëve, ajo ishte një aromatizues, le ta verifikojë edhe SPAK-u sikur tha ministri, por unë nuk i tremben as SPAK-ut dhe askujt” tha ajo.