Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka denoncuar një incident të rëndë gjatë përplasjeve me policinë para Kuvendit, duke thënë se forcat e rendit i vendosën armën te gjoksi.
Baçi tregoi se ndërsa po përpiqeshin të hynin në Kuvend, policia, e cila ishte e pajisur me skafandra, e sulmoi. “Më vuri pistoletën te gjoksi. E gjithë policia që është futur brenda është jashtë rregullave. Ishin shumë aty, me mua u përplasën,” tha ai. Ai theksoi se situata ishte e paligjshme dhe kërkoi që ngjarja të kontrollohej nga kamerat e sigurisë.