Pas një ndërprerjeje të shkaktuar nga incidenti me hedhjen e lëngut nga deputetja Elda Hoti, seanca parlamentare ka rinisur.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka siguruar deputetët se janë marrë masat për garantimin e rendit në sallë.
Ndërsa seanca parlamentare është rinisur brenda, jashtë Kuvendit situata mbetet e tensionuar. Opozita po proteston përmes thirrjeve dhe akuza ndaj mazhorancës, duke kërkuar lejimin e deputetëve të përjashtuar që të hyjnë në sallë.