‘Reporterët pa Kufij’ fajësuan qeverinë e drejtuar nga Edi Rama për rënien në indeksin e fundit për lirinë e medias.
“Kryeministër Edi Rama, ne masim lirinë e medias, jo komunikimin e qeverisë. Renditja e Shqipëria në vendin e 83-të (-3) në Indeksin 2026 pasqyron sulmet politike, abuzimin me organet e zbatimit të ligjit, transparencën e ulët të medias dhe kërcënimet ndaj gazetarëve. Ekziston një rrugë përpara, hidhini një sy” theksohej në reagimin e kësaj organizate ditën e sotme.
Por nuk ka vonuar reagimi i kryeministrit Edi Rama, i cili thekson se Agjencia për Media dhe Informim ka qenë një ide shumë e mirë në shërbim të lirisë së informimit.
I never said you measure government communication, but now that you mention it, I’m just thinking: isn’t it perhaps a good idea that you should read the reports of those who actually do, and do so professionally and objectively? It may help you, because important contradictions… pic.twitter.com/oB770O0eQS
— Edi Rama (@ediramaal) May 5, 2026
“Unë kurrë nuk kam thënë që ju matni komunikimin e qeverisë, por tani që e përmendët, thjesht po mendoj: a nuk është ndoshta një ide e mirë që ju të lexoni raportet e atyre që realisht e bëjnë këtë, dhe e bëjnë në mënyrë profesionale dhe objektive?
Mund t’ju ndihmojë, sepse dalin në pah kundërshti të rëndësishme midis vlerësimeve tuaja dhe të tyre kur bëhet fjalë për marrëdhënien midis qeverisë, medias dhe publikut në një vend të lirë si Shqipëria, ku, ndryshe nga sa keni pretenduar dikur, madje më shumë se një herë, Agjencia për Media dhe Informim duket se ka qenë një ide shumë e mirë në shërbim të lirisë së informimit. Kaq” thotë Rama.









