Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, këtë të martë me anë të një konference për mediat ka theksuar se “armëpushimi nuk ka përfunduar” edhe pse të dyja palët kanë shkëmbyer zjarr në Ngushticën e Hormuzit.
“Jo, armëpushimi nuk ka përfunduar. Në fund të fundit, ky është një projekt i veçantë dhe i dallueshëm, dhe ne prisnim që në fillim do të kishte njëfarë luhatjeje, gjë që ndodhi”, tha ai.
Ndërkohë kryetari i Shefave të Shtabit të Përbashkët, gjenerali Dan Caine, tha se Irani ka sulmuar forcat amerikane më shumë se 10 herë që nga shpallja e armëpushimit e deri më tani.









