Ndërpritet seanca e Parlamentit. Elisa Spiropali tha se ka ankesa nga deputetët për një erë të rëndë në sallë që erdhi për shkak të lëndës që hodhi Elda Hoti. Spiropali tha se dyshon se është benzinë, por kërkoi verifikim. Elda Hoti tha se ishte parfum.
“Po marr ankesa për shkak të një ere të rëndë, që ndoshta në të parë ndihet si era benzinë, kërkoj 10 minuta pushim që punonjës të specializuar të verifikojnë se cfarë ishte lënda që u hodh në Kuvend. Kam ankesa nga deputetët” tha ajo.
LIVE- Spiropali përjashton Hotin: Keni bërë një krim, me ty do të merret SPAK