E ndërsa opozita protestonte përpara bashkisë dhe parlamentit ku kulmoi me incidente dhe përplasje, e ngarkuara me punë e SHBA në Shqipëri, Nancy VanHorn zhvilloi një vizitë në SPAK, ku qëndroi për rreth 1 orë.
Në takim u prit nga kreu i institucionit Altin Dumani. Deklaratë zyrtare nga dy palët ende nuk ka, por qëndrimet e SHBA për SPAK-un kanë qenë gjithmonë në mbështetje të plotë.