Presidenti amerikan Joe Biden ka reaguar me anë të një deklarate për vrasjen e liderit të Hamasit Yahya Sinwar.
Biden shprehet se tani nuk ekziston më mundësia për të ardhmen në Gaza pa Hamasin në pushtet.
“Tani ekziston mundësia për një të ardhme në Gaza pa Hamasin në pushtet, dhe për një zgjidhje politike që ofron një të ardhme më të mirë për izraelitët dhe palestinezët. Ishte një pengesë e pakapërcyeshme për arritjen e këtyre qëllimeve dhe kjo pengesë tani nuk ekziston më”, tha Biden .
Ai bëri të ditur që do të bisedojë edhe me Netanyahun.
“Do të flas së shpejti me kryeministrin Netanyahu dhe udhëheqës të tjerë izraelitë për t’i uruar ata, për të diskutuar rrugën për sjelljen e pengjeve në shtëpi te familjet e tyre dhe për t’i dhënë fund kësaj lufte një herë e përgjithmonë, që u ka shkaktuar kaq shumë shkatërrim njerëzve të pafajshëm”, tha Biden.