-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Emisari gjerman: Dhamë garanci që të lejohet kalimi i mallrave serbe

Kryesoret

Nga 8 tetori kamionët me mallra serbe mund të kalojnë vetëm në pikën kufitare të Merdarit. Në një intervistë për “Atlantic Council”, emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor Manunel Sarrazi ka thënë se kanë dhënë garanci që Kosova të lejojë qarkullimin e mallrave serbe derisa të sigurohen skanerët.

Sarrazi theksoi se nuk i neglizhojnë as shqetësimet e sigurisë pas asaj që ndodhi në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar, ku u vra polici Afrim Bunjaku.

Ai bëri të ditur se Gjermania, Komisioni Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’ia dhurojnë nga një skaner Kosovës. Megjithatë, u shpreh se nuk është e lehtë të blihen skaner të tillë pasi “ka procedura”.

Qeveria e Kosovës ka thënë se sa të vijnë skanerët, do të hapen të gjitha pikat kufitare me Serbinë për qarkullim të mallrave.

Sarrazini ishte një nga më të angazhuarit për ta shtyrë Kosovën ta heqë ndalesën për mallrat serbe, rrjedhimisht ta zhbllokonte CEFTA-n (Tregun e Përbashkë Rajonal) e të merrte pjesë në takimin e 15 tetorit në kuadër të Procesit të Berlinit. Paraprakisht, Sarrazin e kishte paralajmëruar Qeverinë se Procesi i Berlinit mund të vazhdojë tutje pa Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit