-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Emrat/ Kapen me 82 kg marijuanë në një taksi në Igumenicë, arrestohet shqiptari dhe greku

Kryesoret

Policia greke në rrugën “Egnatia” në afërsi të Igumenicës ka arrestuar drejtuesin e mjetit grekun Mikhail Angjelo 52 vjeç nga Artemida e Athinës dhe pasagjerin shqiptar Kosta Beqo 54 vjeç nga fshati Çukë i Sarandës.

Gjatë kontrollit në automjetin taksi janë gjetur në bagazh dhe në sendiljet e pasme 72 pako me 81 kg e 704 gramë marijuanë.

Shqiptari ishte person në kërkim në Greqi pasi në vitin 2018 kishte marrë leje nga burgu i Stavrakiou ku prej dy vitesh vuante dënim për çështje droge dhe nuk ishte kthyer më. Policia greke u sekuestroi të dyshuarve edhe 4370 euro.

Ndërkohë po zhvillohen hetime intensive edhe nga Komisariati i Policisë Kufitare Sarandë, i cili është informuar nga homologët grekë. Ndërsa ende nuk ka informacione nëse droga ka kaluar nga kufiri shqiptaro-grek.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit