-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Klea Prenga hedh poshtë pretendimet e motrave Berisha, publikon videon: Janë në gjyq për tentativë vrasjeje në Itali

Kryesoret

Ditën e sotme motrat Berisha ishin në seancën para Gjykatës së Tiranës. Antonela Berisha ka dëshmuar se motra e saj Mariela Berisha është provokuar nga Klea Prenga në momentin kur edhe ata po darkonin në të njëjtin lokal.

Klea Prenga ka reaguar në rrjetin e saj social Instagram duke nxjerrë videon ku shihen motrat Berisha që po dalin nga makina dhe drejtohen drejt tavolinës ku ajo po darkonte me mikeshat e saj.

“Kamerat e sigurisë tregojnë qartë nëse ju keni qenë duke darkuar në restorant duke hedhur poshtë deklaratat që keni dhënë sot. A ke kërkuar mëshirë në Itali për tentativën për vrasje që kryer dhe që momentalisht je në proçes gjyqësor në Itali Mariela Berisha, nëna pa precedentë penal ?

Fakti që ka fëmijë nuk e bën më të lehtë ose më të pranueshme shmangien e drejtësisë për një krim kaq të rëndë. Nuk ka asnjë justifikim që mund të ulë përgjegjësinë e tyre ligjore për dhunën që më shkaktuan.Këto kriminele, ndërkohë, janë gjithashtu në proces gjyqësor në Itali për tentativë vrasjeje ndaj një mashkulli, dhe nuk ka para që mund t’i shpëtojë nga pasojat e veprimeve të tyre.

Do të vazhdoj të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të siguruar që drejtësia të triumfojë dhe këto kriminele të marrin dënimin e merituar”, shkruan Prenga.

KLIKO PËR VIDEON

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit