-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndeshja me Çekinë, Armand Duka: Nuk ishin tifozë por një grup ultrasish

Kryesoret

Presidenti i FSHF, Armand Duka ka dënuar ngjarjen që ndodhi në ndeshjen me Çekinë, ku në stadium u shfaqen flamuj të Shqipërisë me kokë poshtë.

“Shiko ata flamuj nuk kanë lidhje me lojën e futbollit dhe nuk duhet të ishin aty. Nuk duhet të jetë asgjë që cënon dikë tjetër, që cënon, le të themi, një popull tjetër, apo qoftë edhe një individ tjetër. Nga asnjë palë dhe as nga tifozët çekë. Unë nuk mendoj që janë tifozët çekë, por është një grupim ultras, apo disa individë qe e kanë bërë atë gjë. Pastaj nuk merrem me këto komentet idiote dhe me këto perifrazimet idiote që sapo më the. Por me fenomenin, i cili nuk duhet të ekzistojë! Dhe loja ka rregulla. Organizimi ka rregulla. Aty ka një delegat ndeshjeje, i cili nuk duhet t’i lejojë dhe t’i heqë. Nëse i ka hequr në minutën e duhur apo jo, nëse ne e kemi njoftuar apo jo, kjo është një çështje e jona e brendshme dhe ne e kemi bërë në mënyrën më të mirë të mundshme.”, tha Duka.

Më pas ai u shpreh që kanë bërë një deklaratë publike pas ndeshjes, ku i kanë dënuar.

“Ne kemi bërë një deklaratë publike pas ndeshjes, ku padyshim i kemi dënuar, dhe normalisht çdo njeri i dënon, fenomene të tilla. Jo vetëm atë me flamujt, por çdo gjë tjetër që ndodh në shkallët e stadiumit padyshim”, tha Duka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit