Kreu i Demokratëve Euroatlantikë Lulzim Basha ka reaguar ndaj vendimit për të hequr votimin dhe numërimin elektronik.
Basha me anë të një postimi në rrjete sociale shprehet se është një akt poshtërues që dëshmon që edhe njëherë Basha dhe grupimi i tij u shërbejnë vetëm interesave të tyre të vogla dhe meskine”.
“Pasi bashkoi votat me Ramën për amnistimin e turpshme të të korruptuarve, pasi bashkoi votat me Ramën për mbylljen e listave, pas pazarit për vulën, Berisha ka humbur çdo legjitimim moral dhe politik, duke u shfaqur si paterica e Ramës, me të cilin ndanë të njëjtin fat. Frika e tyre përballë qytetarëve, që e kanë kuptuar pazarin e pistë me sabotimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore, del sërish në sipërfaqe me pengimin e votimit elektronik, përmes të cilit duan të mbrojnë pushtetin e Ramës dhe teatër-opozitën e Berishës.”, shkruan Basha.
Ai thotë që Berisha dhe Rama nuk kanë çfarë i japin Shqipërisë.
“Të dy duhen ndëshkuar me votë, pasi të votosh Ramën do të thotë të mbash si pseudo opozitë Berishën, të votosh Berishën do të thotë të mbash në pushtet Ramën. Shqipëria meriton më shumë!”, shprehet Basha.