Ka përfunduar arratia e një gruaje 45-vjeçare nga fshati Ruzhdije, Patos, Fier, e cila ishte shpallur në kërkim nga policia. Ajo është dënuar nga gjykata e Fierit me 3 vjet e 4 muaj burg për veprat penale të “Shfrytëzimit të Prostitucionit” dhe “Mbajtjes së lokaleve për prostitucioni”.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Trafiqeve në DVP Fier e ndaluan atë pas një operacioni të suksesshëm.
Materialet e procedurës do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.