-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Ka video, more 500 mijë Euro’! Irena Gjoka çon Argita Malltezin në SPAK: Hetoni

Kryesoret

Hapen të tjera telashe për familjen Berisha. Gjyqtarja Irena Gjoka që kishte në dorë dosjen e kompleksit Partizani ka kërkuar nga SPAK që të hetojnë deklaratat e Argita Malltezit e cila e akuzon gjyqtaren se është korruptuar me 500 mijë euro.

Argita Malltezi deklaroi në datën 23 shtator 2024 se të paktën 17 prokurorë dhe gjykatës të strukturës së posaçme janë në dosjen e “Encrochat”. “Nga burime joformale dhe të pakonfirmuara, çka do të thotë se nuk e kam parë me sytë e mi. Ajo që dihet nga të gjithë, besoj edhe nga gazetarët, gjyqtarë dhe prokurorë të SPAK, 17 veta rezultojnë në dosjen e Encrochat të përfshirë. 17 veta nga gjyqësori special, përveç të tjerëve.

Pyetja që duhet të bëni është pse nuk del kjo gjë? Gjyqtarja e çështjes, Irena Gjoka pretendohet se gjithashtu është në një video, a është e vërtetë, nuk e di, mua më thonë që është në një video të marrë nga një aparat celular i një gazetari të larguar nga Shqipëria, në të cilin ajo rezulton e filmuar duke biseduar me një ish-eksponent të Partisë Socialiste duke negociuar për tarifën që i kërkon prej 500 mijë euro për të mos e futur në grup të strukturuar kriminal. Duhet të na thotë SPAK nëse është apo jo e vërtetë kjo” tha Argita Malltezi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit