Milan siguroi një fitore të ngushtë 1-0 përballë Udinese-s në javën e tetë të Serie A. Goli i vetëm u shënua nga Chukwueze pas 13 minutash lojë.
Ndeshja u komplikua për kuqezinjtë pas kartonit të kuq për Reijnders në minutën e 29-të.
Mysafirët arritën të barazonin me Ehzibue, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Edhe në fund të takimit, Kabasale mendoi se shënoi, por VAR-i ndërhyri sërish dhe anuloi golin, duke i siguruar Milanit fitoren.