-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rregullorja/ Si do të zgjidhen drejtuesit e rinj të policisë së shtetit

Kryesoret

Zbardhet rregullorja për zgjedhjen e drejtorëve të policisë në qarqe. Pas zgjedhjes së drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit, Ilir Proda nis puna edhe për drejtorët e qarqeve, të zëvendës drejtorit të përgjithshëm, të drejtorit të departamentit si dhe Shefave të Komisariateve. Në Fletoren Zyrtare është botuar vendimi me rregulluat e reja.

Thirrja për aplikimet duhet të shpallet në Drejtori i përgjithshëm, dhe qëndron e hapur për 7 ditë. Kandidatët duhet të paraqesin një aplikim të plotë me dokumentacionet dhe platformën e tyre, që mund të jetë deri në 15 faqe, dhe që më pas verifikohet nga një komision i posaçëm.

Pas përfundimit të afatit 7 ditor, Policia e Shtetit duhet të publikojë në faqen zyrtare emrat e kandidatëve. Komisioni për vlerësimin e aplikimeve për të emëruar nr.2 të policisë së shtetit dhe drejtorët e departamenteve, përbëhet nga një përfaqësues i ministrisë së brendshme, një tjetër nga policia e shtetit dhe një nga Akademia e Sigurisë. Ndërsa komisioni për të caktuar drejtorët e departamenteve dhe shefat e komisariateve përbëhet nga 3 përfaqësues të policisë së shtetit.

Vlerësimi i kandidatëve do të marrë 10 ditë kohë, me qëllim verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore, ndërsa komisioni më pas do listojë kandidatët që plotësojnë kriteret dhe ata që s’kualifikohen.

Kandidatët do të pyeten për aftësitë profesionale, integritetin moral, aftësitë organizative dhe drejtuese. Për funksionet zëvendës drejtor i përgjithshëm dhe drejtor departamenti, Ilir Proda do i propozojë ministrit 3 kandidatët me pikët më të larta. Ndërsa funksionet e drejtorit të drejtorisë vendore dhe shefit të komisariatit janë kompetencë e Prodës, i cili do të zgjedhë mes 3 emrave për secilin dikaster.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit