Policia ka arrestuar Hasan Hasana, 44 vjeç, pasi u kap me armë zjarri automatike dhe fishekë në makinë.
Operacioni u realizua nga Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariati i Policisë Vlorë në kuadër të planit “Sundimi i ligjit”.
Ai u arrestua në lagjen “Bashkimi” dhe materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.