Janë zbardhur detaje të tjera në lidhje me arrestimin e ish deputetit të Partisë Socialiste Jurgis Çyrbja. Përveç Çyrbjes u arrestua edhe një person tjetër.
Mbrëmjen e sotme ai u arrestua në Durrës, teksa ishte duke udhëtuar me makinë me shoferin e tij.
Arrestimi i Çyrbjes nuk ka të bëjë vetëm me shpërdorim detyre, por dyshohet se ai ka lidhje me një grup kriminal në Durrës. Dyshohet për komunikime në platformën e koduar SKY ECC pikërisht me këtë grup.