Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi me anë të një video në rrjetin e tij social në facebook ka denoncuar plehrat që kanë mbushur rrugën “Mysylym Shyri” në Tiranë.
Blushi shprehet se “malet me plehra lartësohen sepse 32 milion euro taksa që paguajnë në vit qytetarët e Tiranës për pastrimin përfundojnë në xhepin e pronarit faktik të inceneratorit fantazmë, Erion Veliaj dhe në kompaninë e Ndraghetas ku është bashkë-aksioner”.
“A e sheh SPAK-u këtë “krim intelektual” në zemër të kryeqytetit?”, shkruan Blushi.