Mbrëmjen e sotme një makinë ka përfunduar në lumin e Lanës. Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Brrylit” në Tiranë ku makina ka dalë nga rruga kryesore dhe ka rënë brenda në kanalin e Lanës.
Ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të nisur hetimet dhe për të nxjerrë veturën nga kanali, pasi në të nuk kishte shoferë dhe pasagjerë.
Gjithashtu po hetohet për pronarin e makinës dhe nëse ka të dëmtuar nga aksidenti.