Mbrëmjen e sotme në aksin Koman-Vau i Dejës një makinë ka dalë nga rruga duke rrezikuar që të bjerë në një humnerë mbi 30 metër.
Një grup turistësh nga Gjermania duke lëvizur me makinën e tyre janë aksidentuar për shkak të rrugës së shkatërruar, mungesës së ndriçimit dhe sinjalistikës.
Pasi kanë shpëtuar turistet kanë njoftuar banorët dhe këta të fundit u kanë ardhur në ndihme. Ata kanë bërë të mundur nxjerrjen e makinës dhe shpëtimin e turistëve.