Mbrëmjen e sotme një aksident ka ndodhur në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë, në fshatin Konjat dhe si pasojë një person ka mbetur i lënduar.
Mjeti me targa AA825, ka dalë nga rruga duke thyer fillimisht një shtyllë të tensionit të mesëm dhe më tej përfundoi te shtylla tjetër. Drejtuesi i mjetit u dërgua me urgjencë në spitalin e Lushnjës.
Ndërkohë policia dhe zjarrfikëset shkuan në vendngjarje. Gjithashtu edhe njësia e avarive të OSHEE ishte prezente, sepse është ndërprerë energjia në të gjithë zonën.