Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 17:00 në qytetin e Laçit, ku dy automjete janë përplasur mes tyre.
Në këtë ngjarje, automjeti i drejtuesit B. N. është goditur nga një tjetër mjet, që drejtohej nga A. P.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit A. P. dhe dy pasagjerët që ndodheshin me të janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim mjekësor të specializuar.
Sipas informacionit të paraqitur, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po kryen hetime për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.









