Një aksident është regjistruar në aksin “Thumanë–Mamurras”, ku si pasojë e përplasjes mes dy automjeteve humbi jetën A. J., 53 vjeç.
Sipas policisë, automjeti i drejtuar nga A. D., 20 vjeç, u përplas me mjetin e 53-vjeçarit, duke shkaktuar edhe plagosjen e pasagjeres në automjetin e këtij të fundit.
Të dy të dëmtuarit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi 20-vjeçar është arrestuar si i dyshuar për shkaktimin e aksidentit fatal.









